Rama: Në vitin 2021 ushtria e Kosovës me mision në Irak dhe Afganistan

09 gusht 2019 | 18:43

Komandanti i FSK-së, gjenral lejtnant, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se në vitin 2021, ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak bashkë me ushtrinë amerikane.

Ai duke folur në “Imazh” te RTK ka theksuar se një kompani e ushtrisë së Kosovës, do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan, dhe kjo do të jetë një arritur e madhe e ushtrisë së Kosovës. “ E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacinale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklaruar Rama.

Sa u përket ankesave që ka pasur parregullsi në konkursin për kadetë të ushtrisë, ai ka thënë se gjithçka ka qenë në monitoruar me kamera dhe secili që është ankuar e ka parë testin dhe gjithçka që ka ndodhur në atë periudhë.

Komandanti i FSK-së, ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.

Sa i përket debatit për veriun e vendit, Rama ka thënë se nëse merret një urdhër ata janë të gatshëm t’i përgjigjen aty pavarësisht se për ku behët fjale, sepse ushtria e ka obligim ta mbrojë vendin.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n dhe partnerët strategjikë po rritet. “Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai ishte një djalë 5-6 vjeç në Kosovë gjatë luftës.…