Rama paralajmëron heqje lirie për ata që shkelin masat

03 prill 2020 | 23:46

Qeveria e Shqipërisë po shikon mundësinë e zgjatjes së afatit të qarkullimit për makinat dhe qytetarët, si dhe dhënien e më shumë autorizimeve për automjetet për kë është në marrëdhënie pune. Por kjo masë do të shoqërohet me sanksione të renda, deri në burgim për kë do të rezultojë që do i shkelë rregullat e vendosura me akt normativ.

Në komunikimin në rrjetet sociale, Rama ka sqaruar të tjera detaje për aktin normativ, për shtyrjen e pagesave të qirave për familjarët dhe bizneset e vogla. Në këtë dokument parashikohet subvencion nga shteti për atë kategori qiradhënësish që e kanë këtë pagesë të vetmen të ardhur dhe sqaron që ky hap është marrë dhe nga vende europiane të zhvilluara.

E quan të tepruar propozimin e opozitës për paketën financiare mbështetëse për bizneset e prekura nga masat anticovid. Përsërit që është e pamundur ndihma financiare për kë nuk është i formalizuar.

Jep detaje për ndihmën ushqimore që po i jepet familjeve në nevojë, por sërish asnjë përgjigje për akuzat e opozitës për tenderin e tyre. Përsërit se masat e marra nga qeveria kanë dhënë rezultate, çka ka bërë shumë shqiptarë që jetojnë jashtë, sipas tij, që të kërkojnë të kthehen në vend në këtë moment pandemie. Por thotë se ndjen keqardhje që kjo është e pamundur, pasi në të kundërt fluksi i të prekurve do të ishte i papërballueshëm./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata ekonomike e shumë klubeve të Bundesligës dhe të kategorisë…