Rama pritet me ceremoni shtetërore nga homologu kroat

02 tetor 2023 | 13:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Pas ceremonisë, të dy kryeministrat kanë vazhduar  takimin në katër sy brenda qeverisë kroate, raporton “Top Channel”.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm mes dy vendeve.

I pari i qeverisë shqiptare në këtë takim është i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sampdoria pësoi një tjetër humbje në shtëpi, e cila i…