Rama propozon draft-statut të Asociacionit, reagon deputeti i LV-së: Kot i dërgon në Berlin e Paris

08 qershor 2023 | 12:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se ua ka përcjellë një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i LV-së, Adnan Rrustemi, duke thënë në mënyrë ironike se “kot i dërgon në Berlin e Paris pa i dërguar njëherë te Dejona Mihali”.

Rama tha se dokumenti është konfidencial, por u shpreh i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionin dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.

“Jam këtu për t’ju bërë të ditur një fakt të panjohur më parë. Dje ua kam përcjellë Scholzit dhe Macronit një draft të Asosacionit, për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charles Michel dhe palën amerikane”, tha Rama gjatë një konference për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli ka njoftuar se e ka transferuar Mac Allister. 24-vjeçari…