Rama: S’jam mashtrues, Bashës i dhashë mundësinë të bëhej lider

19 dhjetor 2018 | 14:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Gjatë një replike me një student, i cili e akuzoi si mashtruesin më të madh në vend, e që nëse ia doli të bindte Bashën të dilte nga çadra një gjë të tillë do ta arrinte edhe me studentët, kryeministri Rama u shpreh se fjala mashtrues është ofenduese, dhe tha se Bashës ia dha mundësinë që të bëhej lider.

“Pika e parë rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin, ti merr fjalën dhe thua ti je mashtruesi më i madh. Këtë e kam dëgjuar unë nga ata që dëgjon ti dhe më duken për të ardhur keq, e më vjen shumë keq për ata që i votojnë, unë vetë mund të jem ironik, sarkastik, por kurrë s’ke dëgjuar nga unë nga këto akuza rrugaçërore, miqësisht të them hiqi këto për veten tënde. Sa për protestën as nuk më intereson të mbyllet, ka raste plot, të fusin ujin me presion që mos të kesh çfarë të bësh, ndodh në Francë kjo, në qeveri demokratike, kur kërkojnë qiqra në hell. Çarë i bëra Bashës, unë atij iu luta, ai thoshte do të rri në çadër, unë i dhashë mundësinë të bëhej lider. Luli donte të fitonte jo të zgjidhte problemet, këtë nuk ia garantoj dot, por ti do të fitosh, do të fitoj edhe unë. Numri im është 0682030272, në këtë numër herët ose vonë t’i do më çosh sms dhe do më thuash të pres për kafe në Vlorë dhe pagesën e kafes do ta bësh nga leket që do të japë qeveria për bursë”, ka thënë Rama, raporton “Top Channel”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq pritej që të ishte një transferim i Milanit,…