Rama sqaron mjekët: 1 000 euro shpërblim vetëm për ata në ‘vijën e zjarrit’

07 prill 2020 | 13:16

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas raportimeve se në disa spitale rajonale kanë refuzuar shpërblimin modest, duke qenë se qeveria ka premtuar 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për stafin mbështetës gjatë pandemisë.

Kreu i qeverisë shqiptare ka sqaruar se këto shpërblime janë vetëm mbi pagën për mjekët dhe infermierët që përballen drejtpërdrejt me koronavirusin në spitalet Covid.

Ai ka thënë se kush i nxit këto kërkesa për politikë do të ndëshkohet nga populli, shkruan “A2CNN”.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000 euro mbi pagën për mjekët e infermierët në ‘vijën e zjarrit’! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!”.

“Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, ka thënë Rama.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 10 993 numri i viktimave nga Covid-19…