Rama takon bashkëvendësit, merr mbështetja nga ta në garën për deputet

19 shtator 2019 | 15:39

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rafet Rama, ka takuar banorët e lagjes se tij, nga të cilët ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 6 tetorit.

Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është krenar me vendlindjen dhe bashkëvendësit e tij të cilët çdo herë kanë përkrahur PDK-në.

“Aktivitetet e ditës së sotme i përmbylla në një takim mbresëlënës me vendasit e lagjes sime të Prekazit të Epërm. Besimi dhe mbështetja e tyre asnjëherë nuk më ka munguar. Jam krenar për vendlindjen dhe bashkëvendësit e mi, të cilët edhe sonte, si gjithmonë, treguan përkrahjen e madhe që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kryetarin Veseli. Ju jam mirënjohës përherë!”, ka shkruar Rama.

/Epoka e re/

Image may contain: 1 person, indoorImage may contain: 2 people, crowd and indoorImage may contain: 8 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, sitting, table and indoorImage may contain: 2 people, outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Holandë, ku gjatë…