Rama thotë se vrasësit e protestuesve të 21 janarit janë ende të lirë

03 mars 2023 | 13:11

Pak para fillimit të protestës së opozitës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka kujtuar Sali Berishës vrasjet e 21 janarit.

Përmes në video-mesazhi, ai ka thënë se autorët e këtyre vrasjeve janë ende të lirë.

“A KA MË KU TË RRIJË që teksa së fundmi, doli edhe një tjetër material, autentik, brutalisht rrënqethës, për vrasjen me paramendim dhe gjakakullsi kriminale, me pushkët e shtetit, të katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm për askënd, vrasësit e tyre vazhdojnë jo vetëm të enden të lirë, po luajnë edhe role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit?!”, ka thënë Rama.

Ai ka vlerësuar se Shqipëria demokratike është i vetmi vend ku është hapur zjarr luftarak mbi turmë.

“Zjarr luftarak vdekjeprurës i pahetuar, i pagjykuar dhe sigurisht i pandëshkuar prej 12 vjetësh! Një proces farsë mbi këtë krim shtetëror të paparë e të padëgjuar në historinë e Evropës, anashkaloi totalisht të vërtetën ulëritëse të një vrasjeje me paramendim, madje të paralajmëruar e të papranuar me arrogancën më poshtëruese nga urdhëruesit”, është shprehur Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i Bayern Munchen, Thomas Muller ka folur për sfidën…