Ramadani: Fitore e rëndësishme, mposhtim edhe Santa Coloman

25 qershor 2019 | 23:02

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është ndarë shumë i kënaqur për fitoren e sotme ndaj Lincoln Reds Impsit në ndeshjen e parë parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Ramadani thotë se kishte ditur se do ta kishin shumë të vështirë sonte ndaj Lincolnit, të cilën e mposhtën me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

“Dua të uroj lojtarët për fitoren. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi kishim kundërshtar shumë të fortë. Faktori kyç pse ra ritmi ishte sepse nuk kishim ndeshje kontrolluese. E pa pasur ndeshje kontrolluese dhe të bëjmë këtë performancë ishte shumë e madhe nga ana e lojtarëve”, u shpreh Ramadani.

Ramadani është optimist edhe për ndeshjen e së premtes ndaj Santa Colomas.

“Edhe të premten synojmë fitoren. E pas kësaj loje mendoj se do të jetë më mirë të premten. Ndoshta deri të premten mund të bëjmë disa ndryshime. Kemi në dispozicion 24 lojtarë, dhe të gjithë janë të gatshëm të japin maksimumin. Për momentin na intereson vetëm Santa Coloma, por nuk e kemi ndërmend të ndalemi deri sa të na ndal ndokush”, u shpreh Ramadani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Feronikeli është kualifikuar në…