Ramadani javën e ardhshme shpall listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë

17 tetor 18:09

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani, është duke përgatitur listën e hendbollistëve në të cilët do të llogaritet në ndeshjet e para të kualifikimeve për “Euro 2022”.

Për shkak të ngritjes në vitet e fundit, Kombëtarja jonë e nisë kampanjën kualifikuese nga faza e dytë. Tashmë është zhvilluara faza e parë kualifikuese e po ashtu një raund i plejautit.
Në fazën e dytë kualifikuese, ku paraqiten kombëtaret më të forta evropiane, Kosova është pjesë e grupit të tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Dy të parët në grup shkojnë tutje, por ka gjasa për kualifikim edhe nga vendi i tretë.
Ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të meshkujve e luan ndaj Malit të Zi në Podgoricë më 4 nëntor.

Më 8 nëntor Kosova e pret Suedinë në Prishtinë.

Për shkak se jeton në Australi dhe ky vend ka masa strikte në luftë ndaj koronavirusit, selektori Taip Ramadani nuk pritet të jetë në këtë grumbullim me kombëtaren. Australia nuk lejon udhëtimet për në Evropë dhe SHBA. Ramadani po punon me FHK-në për të menaxhuar më së miri situatën e krijuar. Ai po e përcjell formën e lojtarëve dhe ka konfirmuar se të gjithë lojtarët që luajnë në vende evropiane, me dy përjashtime nga Gjermania, do të jenë në dispozicion, nëse ndërkohë nuk ka ndryshime të mëdha sa i takon gjendjes me pandeminë. Për herë të parë pritet të ftohet Armend Alaj, që bën karrierë në Bundesliga 2. Selektori Ramadani kontribut shumë të madh pret nga lojtarët që bëjnë karrierë në Superligën tonë.

“Jemi në grup të vështirë, por nëse nxjerrim pikë në Podgoricë, gjithçka është e mundshme. Në përgjithësi jam i kënaqur me formën e lojtarëve. Javën e ardhshme presim të caktojmë ekipin”, ka thënë Ramadani për faqen zyrtare të FHK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë,…