Ramadani: Mund të jemi befasia e Evropianit

04 janar 2024 | 16:11

Ylber Ramadani është njëri prej lojtarëve meritorë që Kombëtarja shqiptare arriti të kualifikohej në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë do ta shijojnë Evropianin e dytë brenda tetë vjetësh pas atij të vitit 2016.

E mesfushori nga Kosova beson se “Shqiponjat” do të kalojnë mirë edhe në Gjermani gjatë verës që po vjen.

“Natyrisht, unë mendoj për Evropian. Ne mund të jemi befasia e ‘Euro 2024’. Ne e kemi një grup futbollistësh që mund të bëjë vërtet gjëra të mira, shumë prej nesh luajmë në ligat kryesore të futbollit evropian. Dhe, edhe falë prurjeve të reja mund të bëjmë mirë. Do të jetë një aventurë e bukur”, është shprehur futbollisti i Lecces për “Corriere dello Sport”.

Shqipëria është në grup mjaft të vështirë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, ndërsa në kualifikime i la prapa Kombëtaret e njohura si Republika Çeke dhe Polonia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi po planifikon ta “blindojë” Lautaro Martinezin. “Nerazzurri” në fakt…