Ramosaj mbledh Këshillin e Drejtorëve në takim konsultativ

27 janar 2020 | 13:09

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për çështje të ndryshme.

Në takim u diskutua për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Deçanit, aktivitetet e prokurimit, punët, të cilat janë në përfundim e sipër si dhe u bë shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve nga kryetari dhe drejtorët.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ever Banega vendos të largohet nga Sevilla. Futbollisti argjentinas ka…