Ramosi: Van Dijk e meriton ‘Topin e Artë’  

11 shtator 2019 | 13:56

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson se qendërmbrojtësi holandez i Liverpoolit, Virgil van Dijk, mund ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit para Cristiano Ronaldos e Lionel Messit, duke e përdorur si argument faktin që Fabio Cannavaro e ka fituar atë.

“Nuk e di, por nëse Cannavaro e fitoi, pse nuk mundet Van Dijku?  Ti duhet ta mbash ëndrrën që e kishe si fëmijë gjallë në mënyrë që të ndodhë. Ai e pati një sezon të mrekullueshëm. Ne gjithmonë flasim për Cristiano Ronaldon dhe Messin, por mundësia që ndonjë futbollist tjetër ta fitojë atë çmim është e bukur”, ka thënë Ramos, duke shtuar: “Nëse ai e fiton çmimin, unë do t’ia uroj. E pati një sezon me të vërtetë shumë të mirë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mr. Kristjan Dukaj, politolog  “Një prej defekteve të demokracisë është…