Ramsey konfirmon transferimin te Juve

12 shkurt 2019 | 16:42

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka konfirmuar se ka nënshkruar me Juventusin.

Futbollisti nga Uellsi do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” nga sezoni i ri 2019/2020.

“Sikurse mund të keni dëgjuar, kam nënshkruar me Juventusin. Doja të lëshoja këtë njoftim për të gjitha tifozët e Arsenalit që kanë qenë jashtëzakonisht përkrahës dhe besnikë”, ka thënë Ramsey, i cili ka premtuar angazhim maksimal për Arsenalin deri në fund të sezonit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Klubi Slloven i…