Rangersi mendon ta shesë ose ta huazojë Grezdën

15 nëntor 2019 | 13:58

Futbollisti Eros Grezda vazhdon të jetë jashtë skuadrës së parë të skuadrës skoceze Rangers.

Futbollisti shqiptar duket se nuk është më në planet e trajnerit Stiven Gerrard dhe “Football Insider” raporton se klubi do t’i dëgjojë ofertat që do të vijnë në janar për të. Teksa dështuan që të gjejnë një klub të ri në verë, ku në bisedime ishin edhe francezët e Dijonit apo Brestit, marrëveshja nuk u konkretizua.

Grezda firmosi një kontratë katërvjeçare kur u ble nga Rangersi për dy milionë paund prej Osijekut, por tashmë për të po mendohet formula e huazimit, ose edhe e shitjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është nënshkruar Rregullorja për  “Përfituesit nga Skema e Bursave”…