Rangnick konfirmon kontaktet me Bayernin

24 prill 2024 | 15:54

Ralf Rangnick ka konfirmuar kontaktet me Bayern Munchen. Klubi gjigant i Gjermanisë është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Thomas Tuchel do të largohet pas përfundimit të sezonit 2023/24.

“Bayerni ka kontaktuar me mua dhe kam informuar Federatën Austriake për këtë. Fokusi im tani është te Austria dhe Euro 2024. Nëse Bayern do të më thotë: ne të duam… atëherë duhet të pyes veten: a e dua këtë?”,”, ka thënë fillimisht Rangnick për “90Minuten”.

Rangnick ka drejtuar klube si Stuttgart, Hannover, Schalke, RB Leipzig dhe Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,…