Raporti i OKB: Shqipëria në vend të shtatë në botë për kultivimin e kanabisit

28 qershor 2022 | 23:58

Një raport i zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, e rendit Shqipërinë në vend të shtatë në botë për kanabisin gjatë viteve 2016-2019.

Shqipëria renditet pas vendeve si pas Maroku, Afganistani, Spanja, Holanda, Pakistani dhe Libanit, për origjinën, nisjen dhe kalimin transit të kanabisit.

Raporti thekson se kanabisi prodhohet ilegalisht në çdo rajon në botë. Kultivimi i kanabisit u raportua ose përmes treguesve direkte (si kultivimi apo asgjësimi i bimëve, ose asgjësimi i fushave të mbjella) ose tregues indirektë (sekuestrimi i bimës, raportet mbi origjinën e kanabisit të sekuestruar) nga të paktën 154 shtete për periudhën 2010–2020.

Sipas raportit, Shqipëria renditet e para në rajonin e Europës Juglindore në analizën e disa treguesve për periudhën 2010–2020, të cilat sugjerojnë vendet që kanë një kultivim të konsiderueshëm të kanabisit, i cili (a) eksportohet ose (b) prodhohet për kultivim të brendshëm. Pas Shqipërisë renditen Turqia, Rumania e Bullgaria.

Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Një tjetër raport, i publikuar së fundmi nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e një sulmi të luftëtarëve…