Rashfordi mund të jetë pasardhës i Mbappes në PSG

13 janar 2022 | 16:21

PSG-ja është e vetëdijshme se nuk mund të presë më shumë për Kylian Mbappe.

Sipas informacioneve të “L’Equipe”, francezi ka lënë pezull gjithçka për të ardhmen e tij.

Nga Parisi këmbëngulin se ka ende opsione që ai të rinovojë, ndërsa Real Madridi ka besim se ai do të nënshkruajë me ta qershor. Ajo që është e qartë, për momentin është fakti se gjatë janarit nuk pritet të ketë asnjë zhvillim të ri në prag të duelit mes dy ekipeve në Champions.

Zërat për zëvendësuesin e mundshëm të tij nuk mungojnë. Sipas The Times”, Marcus Rashford është një nga pretendentët për të zënë vendin e Mbappe. Forma e futbollistit anglez në fakt nuk ka qenë më e mira e mundshme, pasi ai ka realizuar vetëm 3 gola në 15 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është pritur në…