Rashiti, partive shqiptare: E keni shansin të merrni vendim pa Listën Serbe

23 shkurt 2018 | 12:15

Analisti Naim Rashiti ka thënë se subjektet politike shqiptare kanë mundësinë e veçantë që kësaj here të marrin vendim pa Listën Serbe.

Sipas tij, partitë politike duhet të vendosin për një grup pune ekspertesh të gjejnë formulimin e duhur të cilin do ta pranonin të gjithë.

“Subjektet parlamentare, VV, LDK, PDK, AAK, NISMA e kanë shansin e veçantë të marrin vendime kësaj here pa Listën Serbe. Jo që rekomandohet por nëse situata kësaj here është kështu atëherë le të ndodh. Se dyti, duke i njohur mirë këto negociata mes subjekteve, partitë politike duhet të vendosin për një grup pune ekspertesh të gjejnë formulimin e duhur të cilin do ta pranonin të gjithë. Ky grup ekspertesh duhet të ketë nga një përfaqësues të subjekteve dhe 5-6 ekspertë nga Ministria e Jashtme, Kuvendi dhe shoqëria civile. Formulimi i tillë duhet të jetë i votushëm nga të gjithë”, ka shkruar Rashiti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën…