Rast që fyen ndërgjegjen kolektive

02 nëntor 2022 | 22:32

Nga Hisen Berisha

Kryeministër, ky është rasti më eklatant për shkarkimin e tre ministrave të linjave, nëse nuk e bëjnë vet tërheqje, si akt moral, nëse ka mbetur moral, ndërgjegje e përgjegjësi në qeverinë tuaj.

Me tërë forcën morale e ligjore e dënoj rastin e dhunimit fizik monstruoz, rrahjes në grup, të të moshuarës, që ka pushtuar mediat e rrjetet sociale të komunikimit.

Nuk ishte i rastit, ditë më parë, reagimi ndaj dokumentit që trajtonte/identifikonte rreziqet që burojnë nga keqqeverisja, gënjeshtra e mashtrimi i qytetarëve, propaganda denigruese ndaj vlerave nacionale, degradimi moral dhe edukativ i rinisë nga shoqëria, mediat vizive, etj. që ka sjell deri te rritja e dukurive të shëmtuara.

Pas publikimit të kësaj videoje, ku shihet duke u dhunuar një e moshuar nga një grup punëtoresh shëndetësore, në fakt videoja dëshmon se në atë “shtëpi të moshuarish” abuzimi është sistematik dhe i organizuar, ngase edhe vet kjo qeveri është treguar e papërgjegjshme dhe abuzuese me kategori të ndryshme shoqërore, (si rasti i veteranëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve, e kategori tjera),  ndaj dorëheqja e ministrave/eve të punës dhe mirëqenies sociale, të drejtësisë dhe të shëndetësisë, është e pakta që mund të bëj kjo qeveri që po e falimenton jo vetëm politikisht dhe ekonomikisht por edhe po e degradon moralisht ketë vend e popull.

Aq më tepër se, nga të dhënat nga institucioni, Nëna në fjalë, ka një fëmijë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, (që i është marr nga duart dhe si pasoj ka çrregullime ndërgjegjeje).

Por, sjellja e këtyre maskareshave, pa nderë, pa dinjitet, pa njerëzi, pa vlera personale, që po japin mesazh fyes edhe për familjet nga vijnë, tregon se më shumë kanë nevojë për trajtim penalizues me vendime gjyqësore me pasoja juridike në profesion, trajtim neuropsikiatrik, fiziologjik që konseguon në të tilla sjellje dhune, se sa e moshuara e mjerë për rehabilitim e përkujdesje. Procedimi penalizues ndaj tyre, duhet bërë “ex officio” por edhe nga asociacioni i infermiereve, për shkelje të betimit të infermierit/es për humanitet e profesionalizëm.

Po ashtu, licencimi i institucioneve të tilla edhe atyre shëndetësore në çdo nivel, duhet të jetë më rigoroz ndaj standardeve etike, profesionale dhe ligjit.

Mendoj se kategoria e femrave të tilla më mirë do të shërbenin për sistemin e  burgjeve se sa shëndetësor.

Ky qëndrim duhet të afektoj në veçanti, partitë qeverisëse, ngase i tërë stafi drejtues i këtij institucioni dhe atij spitalor, janë ndërruar së fundmi, në emër të “shkapjes” me kapje të shtetit. Kjo është rezultat i stërkeqjes së vendit nga ish opozita tani pozita, për 20 vite, ku sharjen, fyerjen, shantazhimin, përçarjen, urrejtjen, abuzimin i kanë bërë vlerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e grurit, të cilat ishin rritur në fillim të…