Rastet e reja me Covid-19 në Vushtrri janë raste kontakti nga e njëjta familje

30 maj 2020 | 21:35

Pas lajmit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) se sot janë konfirmuar edhe pesë raste me Covid-19 në komunën e Vushtrrisë, ka reaguar kryetari i kësaj komune Xhafer Tahiri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar se rastet e reja janë raste kontakti nga e njëjta familje dhe janë në vetizolim.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid-19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, janë nga e njëjta familje dhe janë në vetizolim. Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjienike për familjet e prekura. Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmendshëm dhe të ketë KUJDES”, ka shkruar Tahiri.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(në shenjë shënimi të  31- vjetorit) Basrie MURATI-SAKIRI Nga vetë…