Rasti i fundit me koronavirus në Ferizaj u infektua në Klinikën Infektive

12 maj 2020 | 08:26

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar mbrëmë se janë shënuar 11 raste të reja me koronavirus, e një prej tyre vjen nga Ferizaj. E kjo komunë, përmes faqes zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se personi në fjalë është infektuar në Klinikën e Infektive.

“Ndonëse lakorja e virusit COVID-19 po shënon rënie, mbeten prapë raste aktive në vend. Nga njoftimet e fundit të IKShPK-së njoftohet se kemi edhe një rast të ri me COVID-19 në Ferizaj, ndonëse mostra nuk është marrë në Ferizaj. Rasti i fundit, nga informatat preliminare, është i kontaktit direkt me Klinikën Infektive.

Bashkëqytetarë, qëndroni në shtëpi! Kanë mbetur edhe pak ditë për ta mundur përfundimisht këtë virus”, thuhet në njoftim.

Deri më sot në Kosovë janë infektuar 895 persona nga koronavirusi, ndërkaq janë shëruar 657 raste dhe 28 persona kanë vdekur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi sot, se gjatë…