Rasti në Gjinekologji, ShKUK: Nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjës por për ngatërrim të informatave

22 shtator 2022 | 16:28

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar ka njoftuar se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave por sipas tyre për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

ShSKUK ka dhënë detaje edhe për foshnjën e vdekur.

Sipas njoftimit gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte.

Tutje në njoftim thuhet se deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinformuar prindërit.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me raportimet në medie se janë “ ndërruar foshnjat” në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjeve, por për dhënie të pautorizuar të informatave nga infermierja dhe ngatërrim të informatës.

Në lidhje me foshnjën e vdekur, gjatë kohës së kryerjes së lindjes, pacientja që po kryente lindjen është njoftuar nga gjinekologët për komplikimet shëndetësore dhe se foshnje saj nuk do të mbijetonte.

Deri të ngatërrimi i infermieres ka ardhur pasi në të njëjtën kohë ka pasur edhe një lindje tjetër dhe infermierja e Klinikës së Neonatologjisë ka dhënë informatë jo të autorizuar duke ngatërruar rastet, keqinfromuar prindërit.

Menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.

Drejtoria e ShSKUK, rikujton se në Qarkoret Informative të lëshuar së fundmi ka njoftuar klinikat dhe spitalet, se për dhënie të informatave janë të autorizuar vetëm mjekët, shefat e reparteve, apo drejtorët e klinikave që përcjellin gjendjen shëndetësore të pacientëve, por jo infermieret dhe punonjësit e tjerë që nuk janë marrë direkt me trajtimin e rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten paradite e ka…