Reagimi i Barcelonës pasi Messi nuk u fut në treshën e fundit të FIFA-s

03 shtator 2018 | 21:27

Lionel Messi mungon në podiumin e tre finalistëve për çmimin “FIFA BEST PLAYER”.

Kjo është hera e parë që nga viti 2006 që argjentinasi dështon në këtë pikë.

Sezoni i kaluar ishte i mrekullueshëm për argjentinasin, nëse e shohim në statistika individuale.

Në 36 ndeshje në La Liga ai ka realizuar 34 gola dhe ka shtuar 12 asistime. /Lajmi.net/

Ky është reagimi i skuadrës së Barcelonës në “Twitter”, ku shkruan : “Nuk ka dyshim për tifozët e Barcelonës. Ai është më i miri. Pikë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkollën e mjekësisë, “Xheladin Deda” në Mitrovicë nxënësit janë…