Reagon Duda Balje për incidentin në Zubin Potok: Mos vallë duhet dikush të vritet e të reagojë Adrijana Hoxhiq?!

09 maj 2021 | 19:52

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarja e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, Duda Balje ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj grupit të atletëve “Kosovo Mountain Club” në Veri të Mitrovicës.

Ajo tha se ky rast është shqetësues dhe i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

Balje u shpreh se është e frikshme që asnjë zyrtar komunal nga veriu nuk po reagon për këtë ngjarje.

“Çka duhet të ndodhë më shumë që kryetari i komunës së Mitrovices Veriore ( ka qenë zv.minister në MPB ) dhe nënkryetarja e kësaj komune Adrijana Hoxhiq të reagojn. Mos vallë duhet dikush të vritet e të derdhet gjak të reagojn!?“, shkroi ajo.

Njoftimi i plotë:

Reagim: Lidhur me rastin shqetesues dhe të rrezikshëm të gjuajtjes me armë sot në veri të shtetit të Kosovës!

Rasti i sotëm i gjuajtjes me rafale nga armë në veri të Kosovës ( Zubin Potok) është shumë shqetësues dhe shumë i rrezikshëm që ka mesazh për institucionet e Republikës së Kosovës.

Është e frikshme se si asnje zyrtarë komunal nga veriu nuk po reagon në këtë ngjarje të papresedan. Çka duhet të ndodhë më shumë që kryetari i komunës së Mitrovices Veriore ( ka qenë zv.minister në MPB ) dhe nënkryetarja e kësaj komune Adrijana Hoxhiq të reagojn. Mos vallë duhet dikush të vritet e të derdhet gjak të reagojn!?

Si kryetare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, e dënoi fuqishëm rastin e sotëm te gjuajtjes me armë ndaj atletve kosovar në veri. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme dhe të fuqishme për zbardhjen në detaje të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq-Radman deklaroi sot se Serbia…