Reagon Fahrije Hoti, Osmanin e quan presidente
Fahrije Hoti ka reaguar pas njoftimit nga ish-presidentja Vjosa Osmani, se ajo i është bashkuar rrugëtimit politik të saj, për zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se nga sot ka nisur një rrugëtim të ri, “krah për krah me presidenten Vjosa Osmani”.
Ajo ka thënë se këtë hap e ka marrë për gruan që ngrihet, për fermerin që e di vlerën e çdo kokrre, për të riun që do të ndërtojë jetën e tij në Kosovë dhe për familjet që kërkojnë drejtësi, jo premtime.
“Po e bëj këtë për gruan që ngrihet. Për fermerin që e di vlerën e çdo kokrre. Për të riun që do të ndërtojë jetën e tij në Kosovë. Për familjet që kërkojnë drejtësi, jo premtime. Politika për mua nuk është karrierë, është punë, si puna që kam bërë gjithë jetën. Ju falënderoj që më besoni. Nuk do t’ju zhgënjej!”, ka shkruar ajo.



