Reagon Gërvalla: Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat

04 maj 2021 | 15:55

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pas kritikave të fundit në raport me Gjykatën Speciale dhe kërkesat për dorëheqjen e saj nga pozita të cilën e ushtron.

Ajo ka thënë se asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë.

“Dje, sot por edhe nesër! Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh”.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit. Sot po dëgjoj si po bërtasin fort pikërisht ata që me heshtjen dhe me veprat e tyre e sollën Kosovën në këtë gjendje të turpshme. Vetëm me guxim dhe shumë punë do të mund t‘ia kthejmë Kosovës faqen e bardhë, jo me heshtje dhe mashtrim. Shumë punë na presin, vërtet”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin ende nuk…