Real Madridi fiton ndaj Elches, Benzema shkëlqen si “Topi i Artë”

19 tetor 2022 | 23:22

Real Madridi ka shënuar fitore të lehtë në duelin e javës së 10-të në La Liga kundër Elches në udhëtim.

Kampionët në fuqi të Spanjës triumfuan 0:3 ndaj Elches.

Përkundër dy golave të realizuar, Real Madridi shënoi edhe tre të tjerë, por që pas rishikimit me VAR u anuluan të gjithë për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, Los Blancos kaluan herët në avantazh në minutën e 11-të kur Valverde “dridhi” portën me një gol të bukur.

Karim Benzema, fituesi i Topit të Artë vetëm pak ditë më parë shënoi golin e dytë 15 minuta pa përfunduar sfida.

Për golin e tretë u përkujdes Asensio një minutë pa përfunduar koha e rregullt e përballjes.

Benzema shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 6-të dhe 61-të, por u anuluan.  Goli tjetër i anuluar për 14 herë kampionët e Evropës ndodhi në minutën e 26-të kur Alaba shënoi.

Megjithatë, Real Madridi vazhdon lidershipin me 28 pikë, tani me gjashtë më shumë se Barcelona që ka një sfidë më pak të luajtur. Elche mbetet e fundit me vetëm tri pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United e ka fituar derbin e javës së 12-të…