Reali cakton çmimin e Hazardit

06 dhjetor 2021 | 15:08

Real Madrid thuhet se ka caktuar çmimin për ish-yllin e Chelseat, Eden Hazard dhe janë gati të pranojnë një ofertë në afatin kalimtar të janarit.

Anësori 30-vjeçar belg ka dështuar të tregojë vetën në Madrid dhe tani konsiderohet si tepricë e planeve të Carlo Ancelottit në klubin spanjoll.

“Los Blancos” shpenzuan 89 milionë funte fillestare për ta transferuar Hazardin nga Chelsea në vitin 2019, me marrëveshjen që potencialisht do të rritet me 60 milionë funte të tjera përmes bonuseve. Hazard, i cili është rrënuar me lëndime që nga transferimi i tij në Madrid, ka bërë 11 paraqitje për klubin e La Ligës dhe ka regjistruar vetëm një asistim këtë sezon.

Sipas Sunday Mirror, Madridi tani është gati të ndërpresë bashkëpunimin me belgun dhe kërkon vetëm 21 milionë funte për lojtarin. Hazard është lidhur me një rikthim të bujshëm në Ligën Premier, me Everton, West Ham dhe Newcastle të gjithë të interesuar në të. Mirror pretendon se Hazard është informuar se ai mund të largohet nga kryeqyteti spanjoll dhe Madridi do të ishte ‘gati të pranojë 21 milionë funte’ për ish-asin e Chelseat.

Madridi gjithashtu do të ishte i gatshëm ta dërgonte Hazardin në huazim në janar për sa kohë që një klub angazhohet ta blejë atë në verën e vitit 2022. Anësori i Los Blancos është një nga lojtarët më të paguar të klubit së bashku me Gareth Bale, të cilit i skadon kontrata verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…