Reali dëshiron transferimin e Mbappes në janar

12 shtator 2023 | 15:37

Real Madridi raportohet se dëshiron që të arrijë një marrëveshje me çdo kusht në janar si parakontratë me yllin francez Kylian Mbappe, para se të nënshkruajnë me të përfundimisht në verën e ardhshme.

Thuhet se “Los Blancos” kanë ndarë një shumë prej 230 milionë euro (250 milion dollarë) për yllin e Paris Saint-Germain. Shuma do të përdoret për të mbuluar pagat e Mbappes dhe një tarifë nënshkrimi, sipas “Sport”.

Reali nuk bëri një nënshkrim të madh këtë verë për të zëvendësuar Karim Benzeman, pasi ata mbeten me shpresë për të transferuar sulmuesin e PSG-së verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiza Gega vijon shkëlqimin në garat e atletikës. Sportistja shqiptare…