Reali dhe Juventusi vazhdojnë garën për Pogban

04 korrik 2019 | 15:33

Nga Anglia sa vijnë dhe shtohen zërat se Paul Pogba do largohet nga Manchester United. Sipas raportimeve të fundit francezi dëshiron që të trasferohet tek Real Madrid.

Real deri tani ka blerë 4 lojtarë: Hazard, Mendy, Joviq dhe Militao dhe i duhet të largojë disa lojtarë nga ekipi për shkak të numrit të madh të lojtarëve. Problemi tjetër është edhe “fair-play” financiar. Vlera e katër blerjeve të Realit i kalon 300 milionë euro dhe blerja e Pogbas mund t’i nxirrte probleme Realit me rregullat e UEFA-s.

Nga Italia Juventus kërkon që Pogba të kthehet në Seria A. Juventus ka një projekt shumë ambicioz dhe e shikon 26-vjeçarin si pjesë të këtij projekti. Tek Real apo Juventusi mbetet për tu parë, por largimi i Pogbas nga Manchester United është e sigurt parashikojnë mediet angleze.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi zgjedhor për kryetar të fshatrave dhe zonën urbane të…