Reali dominon formacionin më të mirë në ‘Fantasy Football’ 

29 maj 2022 | 15:36

UEFA ka prezantuar formacionin më të mirë të këtij sezoni në Ligë të Kampionëve për video-lojën “Fantasy Football”, ku lojtarët janë vlerësuar në bazë të golave, asistimeve, apo pritjeve që kanë bërë.

Benzema dominon me 102 pikë të grumbulluara, pas një sezoni fantastik në Ligë të Kampionëve, i pasuar nga Lewandowski me 91 pikë, dhe bashkëlojtari i këtij të fundit, Sane me 84 pikë.

Dy lojtarë tjerë nga kampionët e Ligës së Kampionëve, janë heroi i mbrëmshëm i ekipit, portieri Tibout Courtois, me 69 pikë, dhe mbrojtësi qendror, Eder Militao, me 60.

Nga finalisti tjetër i mbrëmshëm, Liverpool, në këtë formacion ka hyrë vetëm Mohamed Salah, me 78 pikë.

Formacionin e plotësojnë edhe dy lojtarë në Manchester City, Jaoi Cancelo me 65 pikë, dhe Mahrez me 71.

Në treshen sulmuese është edhe një lojtar i Ajaxit, Haller, me 69 pikë të grumbulluara. Danjuma i Villarealit gjendet në mesfushë me 66 pikë, ndërsa Reinildo nga Atletico Madrid në rolin e mbrojtësi të djathtë, me 60 pikë.

Ky vlerësim është bërë në bazë të statistikave, siç janë golat e shënuar, asistimet, pasimet, krosimet, kalimet, mbrojtjet dhe pritjet në portë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një deklaratë bombastike vjen nga shefat e inteligjencës britanike lidhur…