Reali e fitoi ndeshjen e parë ndaj Atalatës, Zidane: Asgjë nuk ka përfunduar

25 shkurt 2021 | 12:10

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se fitorja e ngushtë 1-0 e skuadrës së tij kundër Atalantës nuk nënkupton se madrilenët e kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ferland Mendy ia siguroi Real Madridit një fitore minimale në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në udhëtim, kundër një Atalantës që luajti me 10 futbollistë nga minuta e 17-të.

“Nuk prisja që ta kishim të lehtë, sepse ne e dinim se Atalanta janë fizikisht shumë të fortë dhe ata e dëshmuan këtë. E patëm të vështirë edhe kundër 10 futbollistëve, por e shënuam një gol të rëndësishëm. Por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse e kemi edhe ndeshjen e kthimit dhe kjo bën që shanset të jenë 50-50”, ka thënë Zidane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, i…