Reali i shmanget turpit në ‘Santiago Bernabeu’

01 tetor 2019 | 21:37

Real Madridi mbetet në fund të renditjes së grupit A të Champions League pas barazimit 2-2 ndaj Club Brugge në “Santiago Bernabeu”. Vendasit kanë përmbysur disavantazhin e dyfishtë në pjesën e dytë, duke shmangur një disfatë të turpshme.

Club Brugge ka befasuar të gjithë të pranishmit në “Santiago Bernabeu”, mbase edhe tifozët e tij, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit. Emmanuel Dennis ka realizuar nga brenda zonës me shumë fat, pasi doli huq në tentativën e tij me të djathtën, por mrekullisht topi është përplasur te këmba e majtë dhe shkon në rrjetë.

Reali nuk arrin të reagojë pas golit dhe ndodhet në një gjendje shoku teksa gjysmë ore më pas Dennis ka dyshuar rezultatin. Nigeriani edhe njëherë tjetër dukej sikur do të rrëzohej nga momenti në moment, por prapëseprapë ka arritur të shënojë golin e dytë.

Reali hidhet në sulm pas pushimit dhe ushtron presion ndaj belgëve. Në minutën e 55’ erdhi goli i parë i vendasve nga Sergio Ramos. Një gol që në fillim u dyshua për pozicion jashtë loje, por VAR e ka cilësuar të rregullt. Sergio Ramos ka shënuar më shumë gola se çdo mbrojtës tjetër që nga viti 2003, plot 7 të tillë (barazim me John Terry). Pas shumë tentativash, ishte Casemiro ai që shënoi golin e barazimit pak sekonda pasi kapiteni i miqve Vormer ka dalë me karton të kuq nga fusha. Mesfushori brazilian Casemiro ka fituar dyluftimin ajror brenda zonës kundërshtare duke dërguar topin në rrjetë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë të martën gjatë…