Reali kontakton Mourinhon

21 tetor 2019 | 12:24

Real Madridi pas rezultateve të dobëta po mendon ta rikthejë në klub trajnerin Jose Mourinho.

Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, Reali i ka nisur kontaktet me Jose Mourinho, i cili është i papunë momentalisht.

Skuadra e Zinedine Zidane humbi 1-0 kundër Real Mallorca të dielën, një rezultat ky që veçse e rriti presionin edhe më shumë ndaj trajnerit francez. Si pasojë e humbjes së Realit, rivali i përbetuar Barcelona e mori kreun e La Ligës të dielën.

Reali s’i ka punët aspak mirë as në Ligën e Kampionëve, prandaj presidenti i klubit Florentino Perez e ka kontaktuar Mourinhon, me shpresë që ta kthejë në stolin e Madridit. Trajneri portugez i udhëhoqi “Los Blancos” për tri vjet, nga 2010 deri më 2013.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë sot se ka…