Reali merr Van De Beekun, Pogba shkon te Juve

17 janar 2020 | 11:39

Real Madridi ka ndjekur me shumë interes që verën e kaluar mesfushorin e Ajaxit të Amsterdamit, Donny van de Beek.

Gjigantët spanjollë raportohet se kanë arritur një marrëveshje me “harkëtarët” që mesfushori i Holandës t’i bashkohet në verë klubit mbretëror për 55 milionë euro.

Sipas “Tuttosport”, ky transferim do t’u hapë rrugë kampionëve të Serisë A për të arritur një marrëveshje me Manchester Unitedin për mesfushorin francez Paul Pogba. Juventusi e ka prej kohësh idenë për të kthyer në Torino kampionin e botës, i cili pikërisht te bardhezinjtë u bë një nga më të mirët në qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e kompanisë Volkswagen që ka qenë përkrahëse e…