Reali mohon ofertën për Allegrin

19 maj 2021 | 10:07

Zinedine Zidane mohoi para pak ditësh se u ka komunikuar lojtarëve se do të largohet në fund të këtij sezoni. Trajneri francez ishte i qartë, teksa deklaroi: “Si mund t’ua them diçka të tillë futbollistëve, në një moment kyç si ky!”.

Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për trajnerin e Real Madrid, aktualin dhe atë që mund ta pasojë. Raul Gonzalez mbetet një emër i lakuar si një opsion, por në Itali raportojnë se Massimiliano Allegri po pret madrilenët.

Gjithsesi nga Spanja raportojnë se Real Madrid në mënyrë kategorike nuk i ka bërë një ofertë ish-trajnerit të Juventusit, emri i të cilit lidhet edhe me klube të tjera në Serie A dhe në Premier League.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet seanca për shtatë kosovarët që u…