Sekuestrimi i 400 kilogramëve kokainë në Lipjan, shtatë qytetarët e arrestuar sot dalin para gjykatës

19 maj 2021 | 10:04

Sot do të mbahet seanca për shtatë kosovarët që u arrestuan gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në Lipjan, ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Telegraf”-in zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Po, seanca për shtatë të arrestuarit do të mbahet sot, në orën 10:30”, deklaroi ajo.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të shtatë personave, të cilët janë ndaluar më 17 maj 2021, lidhur me aksionin ku janë sekuestruar 400 kg narkotikë të llojit kokainë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras,…