Reali mposhti Espanyolin

29 qershor 2020 | 00:05

Real Madridi e shfrytëzon shumë mirë barazimin e Barcelonës kundër Celta Vigos 2-2 duke arritur të mundë minimalisht Espanyolin e vendit të fundit.

Karim Benzema ishte “truri” i golit të vetëm të sfidës, duke nxjerrë një pasim perfekt për mesfushorin Casemiro, i cili nuk fali para portës së katalanasve.

Tashmë, Reali ngjitet në krye të klasifikimit me 71 pikë, dy më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Pavarësisht, entuziazmit dhe serisë së rezultatete pozitive, Reali duhet të japë maksimumin pasi janë për t’u luajtur dhe 6 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të…