Reali nesër përballet me Atalantën, por kur rikthehet Ramosi

23 shkurt 2021 | 17:39

Nëse shërimi i kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos shkon siç është planifikuar, ai mund të kthehej në më pak se një muaj.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Ramos mund të kthehet në aksion kundër Elche më 13 mars ose kundër Atalanta në “Santiago Bernabeu” më 16 mars.

Në atë raportim thuhet se 34 vjeçari synonte të kthehej për ndeshjen e Atletico Madrid në 7 mars, por ekipi mjekësor e paralajmëroi atë se ai mund të humbasë pjesën tjetër të sezonit nëse luan në “Wanda Metropolitano” dhe pëson një lëndim tjetër.

Kapiteni iu nënshtrua një operacioni në gjurin e majtë më 6 shkurt. Reprezentuesi spanjoll postoi video, ku shihej se po punonte nga rikuperimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
24.02.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…