Reali, ofertë marramendëse për Kane

04 janar 2018 | 12:06

Ndonëse te Tottenham të gjithë e mohojnë, Reali i Madridit po ngulmon gjithnjë e më shumë për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane.

Mediet angleze raportojnë se së fundi spanjollët kanë bërë edhe një ofertë konkrete, me qëllim transferimin e sulmuesit që në muajin janar.

150 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale, është oferta e Realit, për të marrë sulmuesin e Tottenhamit, ndërsa tani topi është në fushën e londinezëve.

Bale vlerësohet rreth 50 milionë euro nga madrilenët, që në total përllogarisin një kosto prej 200 milionë eurosh për sulmuesin, raporton “SS”. Nga ana tjetër, uellsiani është gjithashtu një futbollist që ka shkëlqyer te Tottenham, para se të shkonte në Madrid dhe një rikthim do të mirëpritej nga tifozët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adri Nurellari Viti i Ri që hymë jo vetëm se…