Reali ofron Balen për Lukakun

09 korrik 2018 | 10:24

Real Madrid po mendon t’i ofrojë Gareth Bale Manchester United në këmbim të Romelo Lukakut.

Uellsiani ka lënë të kuptohet se ka dëshirë të largohet nga madrilenët pas finales së Ligës së Kampionëve të luajtur dhe fituar kundër Liverpoolit sezonin e kaluar.

“Djajtë e Kuq” janë mes skuadrave që duan t’i sigurojnë shërbimet e Bales për sezonin e ardhshëm, ashtu si ish-klubi i tij, Tottenham. Sipas shtypit spanjoll, Lukaku është përzgjedhur si zëvendësuesi i mundshëm i Cristiano Ronaldos. Sipas “Don Balon”, media e famshme spanjolle për lajmet e bujshme që publikon, madrilenët kanë ndërmend ta shfrytëzojnë interesin e Unitedit për Balen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e Luka Modriq në vitin 1991 e gjeti veten…