Reali përgjysmon çmimin e Jamesit

07 korrik 2020 | 13:34

Vlera e futbollistëve për shkak të pandemisë së Covid-19 ka rënë shumë.

Kjo vlen edhe për Rodriguez, i cili dikur një nga talentet e futbollit botëror, sulmuesi kolumbian është kthyer në një problem për Real Madrid.

James që prej rikthimit nga periudha e huazimit te Bayern Munchen, futbollisti nuk ka gjetur hapësira në skuadrën “Los Blancos”, teksa trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë se nuk bën pjesë në projektin e tij për të ardhmen. Reali për të gjetur një zgjidhje të shpejt ka vendosur të përgjysmojë vlerën e kartonit të futbollistit dhe ai mund të largohet për 25 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Enxhi Hoxha E sunduar, e përdhosur, e plaçkitur, e…