Reali po pret oferta për Ferland Mendy

04 qershor 2022 | 13:09

Ferland Mendy mund të largohet nga Real Madridi pas tri viteve qëndrim në Santiago Bernabeu.

Los Blancos kanë arritur të sigurojnë shërbimet e qendërmbrojtësit gjerman Antonio Rudiger i cili është projektuar si titullar.

E nga edicioni i ardhshëm, trajneri Carlo Ancelotti po planifikon që në krahun e majtë të mbrojtjes ta zhvendos austriakun David Alaba.

Duke parë këtë rotacion që pritet të ndodhë e përditshmja spanjolle AS ka raportuar se Mendy është nxjerr në shitje nga Real Madrid.

26-vjeçari ka qenë një titullar i padiskutueshëm te Reali, ku në 35 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola e ka asistuar në pesë të tjerë.

Los Blancos janë gati për t’i dëgjuar ofertat e klubeve të interesuara për francezin dhe synojnë që nga shitja e tij të fitojnë 40 milionë euro.

Juventus dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e francezit i cili fiton pesë milionë euro në sezon te Real Madridi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar…