Reali prezanton fanellat e treta për edicionin e ri

17 shtator 2021 | 16:52

Ka filluar edicioni i ri, por vetëm tani Real Madridi ka prezantuar fanellat e reja. Në fakt “Los Blancos” kanë prezantuar fanellat e para dhe të dyta, por sot ka ardhur prezantimi i fanellës së tretë.

Fanella e tretë është ngjyrë e gjelbër derisa jaka e rrumbullaket është me të zeza e vijat në krah me të bardha. Kjo fanellë është prodhuar nga gjiganti i veshmbathjeve sportive “Adidas” që është edhe sponsori i Real Madridit.

Fanella e re e Realit është pritur shumë mirë nga tifozët madrilen në rrjetet sociale, derisa ajo tanimë ka dalë në shitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka fituar medaljen e parë në Kupën Botërore dhe…