Reali refuzon 90 milionë euro për Valverden

24 gusht 2022 | 13:30

Reali i Madridit ka refuzuar një ofertë prej 90 milionë eurove për mesfushorin Federico Valverde.

Ka qenë gazeta “Mundo Deportivo” që ka saktësuar se ka qenë një klub nga Premier Liga që ka trokitur në dyert e Realit për shërbimet e uruguaianit, por që ka ndeshur në refuzimin kategorik të kampionëve të Spanjës dhe të Evropës.

Nuk dihet se cili ka qenë klubi i interesuar për mesfushorin e Realit, por besohet se është një ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit. Ky i fundit, jo më larg se të dielën ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian të Realit, Casemiro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 41…