Reali uron kampionin e La Ligas, Barcelonën

14 maj 2023 | 23:56

Barcelona e ka fituar titullin e 27 në La Liga, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë kampion në La Liga si trajner i kësaj skuadre.

Me fitoren bindëse 2:4 në udhëtim ndaj Espanyolit, katalonasit edhe matematikisht e kanë siguruar titullin e kampionit, të parin që nga sezoni 2018/19.

E nuk ka munguar menjëherë urimi nga rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi.

“Urime për Barcelonën, kampion i La Ligas për 2022/23”, ishte urimi i “Los Blancos”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, saktësisht…