REÇAK

16 janar 2022 | 20:25

Izet Abdyli

 

R  E  Ç  A  K

E

Ç

A

K

 

Atë ditë dielli humbi shkëlqimin

E nga rrezet pikoi gjak

Një gjëmë si oshtimë jehoi nga bjeshka

Re-çak, Re-çak, Reeeçççaaakkk

 

Bota mbeti syhapur dhe e tronditur

Kur Wokeri foli në ekran

Ky është krim mbi një popull

Në Ballkan

Në Kosovë

Në Reçak

 

Gjithçka pastaj ndryshoi botën

Gjithçka pastaj mori rrjedhë tjetër

Bashkë me miq u ngrit një popull

I dha derman bishës së vjetër

 

Ndaj sot dielli po shkëlqen

Bashkë me rrezet e lirisë

Të kaluarën kujtojmë prapë

Ende ndihet gjëma e bjeshkës

Re-çak, Re-çak, Reeeçççaaakkk

e

ç

a

k

 

15 janar 2015

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria po prezanton vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit për të…