Recensenti Hajdin Abazi paraqet arritjet shkencore të shkencëtarit Naim Krasniqi (video)

07 shkurt 2023 | 10:00

Profesor Hajdin Abazi, recensent i librit “Mikrobota, më ndryshe”, i autorit Naim Krasniqi, ka pasur sot një paraqitje në televizionin “Klan Kosova”.

Abazi, i cili ka shkruar edhe parathënien e këtij libri, ka folur më hollësisht për arritjet shkencore të shkencëtarit Naim Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk di se si do të pritet ky libër nga qarqet shkencore, por e di se shkencëtari Naim Krasniqi me teoritë e tij mbi fizikën përgjithësisht, dhe tash mbi mikrobotën, po i jep përmbajtje me koherencën logjike një pjese të universit – të gurthemelit të tij: atomit, duke treguar se kaq shumë kemi ende për të njohur, natyrisht, nëse kemi guxim të merremi me ide të reja.

Për hollësi të tjera ndiqeni intervistën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes…