Reçica: Nuk do të mbesim spektator në raport me të drejtat e punëtorëve

01 maj 2018 | 11:38

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, me rastrin e Ditës së Punëtorëve, ka garantuar punëtorët se ministria që drejton nuk do të mbetet spektatore karshi të drejtave të tyre.

“Në këtë ditë të shënuar, dua që t’i garantojë të gjithë punëtorët, se shteti ynë dhe ministria që unë drejtoj, nuk të mbeten vetëm spektator duke shikuar nëse po zbatohen këto të drejta, por do të jenë një mbrojtës i fuqishëm i të drejtave të tyre”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Reçicës:

1 Maji, Dita e Punëtorëve ka një histori të gjatë, e cila daton që nga viti 1886 ku qindra e mijëra punëtorë nga Chicago kërkuan që orari i punës të jetë 8 orë në ditë. Kjo u shndërrua në një lëvizje, e cila u shpërnda gati në të gjitha vendet e botës, duke kërkuar të drejtat e tyre. Tashmë 1 Maji është bërë festë shtetërore thuajse në të gjitha vendet e botës.

Edhe Republika jonë bënë pjesë në këtë botë dhe punëtorët tanë meritojnë të drejtat e tyre, meritojnë siguri dhe shëndet në punë. Në këtë ditë të shënuar, dua që t’i garantojë të gjithë punëtorët, se shteti ynë dhe ministria që unë drejtoj, nuk të mbeten vetëm spektator duke shikuar nëse po zbatohen këto të drejta, por do të jenë një mbrojtës i fuqishëm i të drejtave të tyre.

Gjatë periudhës sa drejtoj këtë ministri, kam marrë masa konkrete që marrëdhëniet kontraktuale punëdhënës-punëmarrës të jenë të rregullta, të respektohen të drejtat e punëtorëve dhe të zbatohet Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë. Jam shumë i përkushtuar që të ngritët në nivel edhe më të lart dialogu social, i cili është çelës për një shtet demokratik dhe që sjell paqe në mes të punëdhënësve dhe punëmarrëse dhe për këtë ne do të jemi ata që garantojmë marrëdhënien në mes të dy palëve.

Misioni dhe vizioni ynë është që të krijojmë një shtet të zhvilluar ekonomikisht, shtet demokratik, ku punëtorët kanë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë do të jenë në nivelin më të lart.

Kosova nuk do të mbetët më një zonë e errët sa i përket të drejtave të punëtorëve, sepse tashmë jemi ne që do të kujdesemi për këtë, jemi ne që do t’iu krijojmë kushte më të mira bizneseve, por do të jemi gjithashtu aty nëse shkelen të drejtat e punëtorëve. Jemi duke punuar në Ligjin e Ri të Punës, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për Këshillin Ekonomiko Social (KES), që do të jenë ligje bashkëkohore dhe lehtësisht të zbatueshme e që do të rregullojnë qartë të drejtat dhe marrëdhënien e punëmarrësve e punëdhënësve tanë.

Andaj dua të theksoj se, tashmë koha kur janë shkelur të drejtat e punëtorëve po perëndon dhe po fillon koha ku respektohen të drejtat e punëtoreve, ku vlerësohet djersa e tyre.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për vizitë…